Kryesore

Dikur aleatë, tashmë Albin Kurti zemëron socialistët: Braçe ia minimizon ndikimin






               Publikuar në : 22:07 - 04/02/19 |
mapo.al

Dikur ishin aleatë! Por dalja e Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes në Kosovë, në krah të studentëve protestues në Tiranë, ka zemëruar socialistët.


Fillimisht reagoi ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ironizoi takimin e Albin Kurtit me studentët që kanë bllokuar mësimin në disa fakultete.



“S’u besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, shkruan Kumbaro. Ajo tha se kjo vizitë e kreut të Vetëvendosjes është pa lidhje me vullnetet për të përmirësuar botën universitare. “Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, përfundon reagimin e saj ish-ministrja e Kulturës.

Më vonë, i ftuar në studion e “Open”, reagoi edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.

“Kurti doli me deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe.

Sipas zëvendëskryeministrit Braçe, qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë.

“Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe”, u shpreh Braçe.

Më tej ai mohon zërat që pas protestave të studentëve të ketë qenë Vetëvendosja.

“Jo. Ishte një masë aq e madhe sa nuk besoj që është organizuar nga Albin Kurti”, theksoi ai.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas