ShowBizz

“Dikur nuk më pranuan në asnjë shkollë”, mesazhi i Bebe Rexhës për fansat e saj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 23/12/20 |
mapo.al

Bebe Rexha është një nga këngëtarët më të suksesshme të momentit, mirëpo duket se fillimet e saj në muzikë nuk ka qenë fare të lehta. Këngëtarja ka treguar së fundmi se disa vite më parë e kishte ëndërr që të studionte në një kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk u pranua kurrë. Me historinë e saj personale ajo ju ka dhënë një mesazh gjithë ndjekësve të rinj, që të mos demoralizohen kurrë nëse nuk pranohen në një kolegj për të studiuar.





“Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.





Këngëtarja ka treguar më herët se në fillim ajo e ka pasur të vështirë të pranojë edhe origjinën e saj, por për këtë gjë e ka ndihmuar shumë Kim Kardashian.


“Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”, tregoi Bebe pak kohë më parë.


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas