Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, por rrugëtimi i saj për t’u konsideruar yll botëror nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo ka punuar fillimisht si shitëse këpucësh, e megjithatë, nuk e ka aspak problem të flasë për këtë periudhë të jetës së saj. Përkundrazi, Rita e cilëson madje si një eksperiencë mjaft të vlefshme.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një formë bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetin social “Twitter”. Pyetjes së njërit prej tyre, se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj 16-vjeçare si shitëse të një dyqani këpucësh, Rita i është përgjigjur: “Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në profesionin tim dhe unë u shisja atlete.”