Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dikur shpëtoi nga makina e deputetit: Si u arrestua ‘Kumbari’ i Shkodrës

by mapo.al
04/12/2018
in Kronika, Kryesore
0

Policia e Shkodrës arrestoi dje 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës. Ndaj Pllanajt, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për 3 akuza: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.

Gjykata ka vendosur sekuestron e këtij objekti që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.



Edhe pse pa lejen përkatëse të autoriteteve, Bardhok Pllanaj ka ndërtuar një pallat gjigant me 10 kate në qytetin e Shkodrës. Ndërtesa gjendet në lagjen “Rus” dhe kap një vlerë prej 2 milionë eurosh. Pallati është vendosur në sekuestro, pasi përveçse është ndërtim i paligjshëm, dyshohet se është ndërtuar me para që kanë ardhur nga trafiku u drogës. Ndërtimi është kryer nga firma e Planajt “Old-B”, të cilën e pezulloi përkohësisht pasi u shpall në kërkim dhe e riaktivizoi disa muaj më pas, kur arriti të dilte si person i papërfshirë në drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

Panorama shkruan se Bardhok Pllanaj njihet si biznesmen me lidhje të forta politike. Ai dyshohet se është marrë me aktivitetin e trafikut të drogës drejt Italisë dhe Malit të Zi. Grupi tij, ku dyshohet se janë përfshirë dhe politikanë, ka arritur që të trafikojë me dhjetëra ton kanabis drejt Italisë. Planaj u shpall në kërkim në tetor të vitit 2014. Më 30 shtator të atij viti, “Guardia di Finanza” ndoqi një skaf ku trafikantët për t’i shpëtuar ndjekjes hodhën në det 8 çanta hashashi, me peshë prej 210 kilogramësh.

Ndërsa në operacionin e dytë u arrit të sekuestroheshin 15 çanta me 594 kilogramë. Në pranga ranë me dhjetëra persona, ndërsa rezultatet e operacionit u publikuan 10 ditë më vonë nga ana e Policisë së Shtetit. Pas shpalljes në kërkim më 1 tetor 2014, Planaj dyshohet se i ka shpëtuar arrestimit nga ana e Policisë duke lëvizur me automjetin e Mark Frrokut, që në atë kohë ishte deputet. 44-vjeçari ka lëvizur me makinën e Frrokut nga një lokal në Kombinat për të shkuar në Laprakë dhe më pas i ka humbur vëzhgimit të Policisë.

Tags: arrestimiBardhok PllanajdrogapallatiShkodër

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Lufta e brendshme në PS: Një afrikan po bëhet ‘viktimë’?

Lufta e brendshme në PS: Një afrikan po bëhet ‘viktimë’?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In