Sport

Dilema e Buffon, pas disa javësh mësohet e ardhmja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 02/04/18 |
mapo.al

Rinovon me Juventusin apo jo? Do të tërhiqet nga futbolli apo do të vijojë edhe sezonin e ardhshëm? E ardhmja e Gianluigi Buffon nuk është e qartë. Javët e ardhshme do të shtrohet në vazhdimësi pyetja nëse portieri, që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave do të varë dorezat në gozhdë. Vështirë të kuptohet se çfarë ka në të vërtetë në kokë kapiteni bardhezi.






Fillimisht Buffon ishte i qartë: “Nëse do ta fitojmë Champions-in, do të vijoj që të luaj edhe Botërorin e Klubeve, në të kundërt, do t’i jap fund karrierës.”


Më kalimin e muajve duket se gjërat kanë ndryshuar, duke parë që Buffon iu përgjigj pozitivisht ftesës së Di Biagios për miqësoret e marsit.







Buffon do të ketë kohën e mjaftueshme për të vendosur, por Juventusi e ka bërë zgjedhjen gjatë verë së kaluar, duke blerë Wojciech Szczesny, me të cilin ka firmosur një kontrate me pagë 4 milionë euro në sezon.




Të dy portierët janë alternuar mes kampionatit dhe Championsit dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse Buffon do të vendosë të vijojë. Për të qenë me të sigurtë për atë që do të ndodhë, duhet pritur edhe disa javë./SuperSport



1


Etiketa: , ,

Pas