Aktualitet

“Dimër ekonomik”/ Basha rikujton 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti





               Publikuar në : 15:27 - 09/12/19 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në “Facebook” pesë propozimet që duhen marrë parasysh për të gjitha subjektet ekonomike në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


“Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale, që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”- ka shkruar Basha krahas pesë propozimeve si; anulimi i taksës së pasurisë, përjashtimi i taksës së të ardhurave, pezullimi i kontributeve të sigurisë shoqërore, përjashtimi i TVSH-së, si dhe pezullimi dhe anulimi i pagesave të faturave të energjisë dhe ujit.



Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit, ashtu sikurse  edhe në zonat e tjera të prekura. Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ka shkaktuar vdekjen e 51 personave, si dhe plagosjen e mbi 900 të tjerëve.


Statusi i plotë i Lulzim Bashës në rrjetin social Facebook:

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas