Aktualitet

Dinamo e Laçi ndajnë pikët nën monitorimin e VAR














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:50 - 17/09/21 |
mapo.al

Ka nisur me spektakël java e dytë e Kategorisë Superiore.






Laçi i ka marrë një pikë Dinamos në frymën e fundit, teksa në ‘Elbasan Arena’ u shënuan shifrat 1-1. Sfida nisi nën diktatin e sistemit VAR, që anulloi një gol shumë të diskutueshëm të Dinamos. Kjo rriti presionin e ekipit kryeqytetas në drejtim të portës kurbinase dhe vetëm në pjesën e dytë gjetën rrjetën.


Shehu shkaktoi një autogol, duke kaluar në avantazh Dinamon dhe entuziasmuar tifozët e bluve në shkallët e stadiumit. Kur sfida po i drejtohej fundit, sërish VAR ndërhyn, por këtë herë goli i Roganovic është i rregullt.







Përfundimisht 1-1 mes Dinamos dhe Laçit, në një duel që shumë vendosi sistemi VAR. Dinamo merr përkohësisht vendin e parë me 4 pikë, ndërsa kurbinasit shijojnë pikën e parë, në vendin e 6-të.




1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas