Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje që Kosova t’u lejojë serbëve të votojnë në referendumin e Serbisë

by mapo.al
14/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje që Kosova t’u lejojë serbëve të votojnë në referendumin e Serbisë

Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit Evropian, i bënë thirrje qeverisë së Kosovës të lejojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin e 16 janarit, për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane. Në një deklaratë të përbashkët, misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, thanë se mirëpresin referendumin si një hap thelbësor për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve të sundimit te ligjit dhe për këtë arsye u kanë bërë thirrje qytetarëve të Serbisë të marrin pjesë në referendum.

“Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratë në të cilën u bëhet thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorikat që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja.

“Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap ardhmërinë evropiane dhe rrit qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”, ndërsa serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse serbe në Prishtinë.

Të mërkurën mbrëma shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell kërkoi që të lejohen votimet në Kosovë, ndërsa Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë tha se ishte e gatshme të grumbullojë votat sic ka vepruar në të kaluarën me votat e hedhura nga serbët e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se moslejimi i mbajtjes së referendumit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë “do ketë pasoja afatgjate përtej asaj çfarë mendojnë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Të premten ai ka ftuar në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Kosova nuk e ka penguar pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi.



JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Investimet kineze në portin e Pireut

Investimet kineze në portin e Pireut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In