Një 63-vjeçar është gjobitur me 7 milionë lekë të vjetra pasi tentoi të kalojë kufirin në Kakavijë, ndonëse rezultonte me Covid-19.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.G., banues në fshatin Armen, Vlorë.
63-vjeçari, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, shumë pranë Greqisë, u konstatua se ishte i infektuar me koronavirus.
Kësisoj, iu vendos masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Njoftimi i Policisë:
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.