Një 65-vjeçar nga fshati Lumas i Elbasanit, u mundua të kalojë përtej kufirit në Kakavijë, Greqi, ndonëse rezultonte me Covid-19.
Sipas uniformave blu, i identifikuari me inicialet V.Ll ishte vetëm disa metra larg Greqisë, kur u gjobit me 7 milionë lekë.
Ai tashmë po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë.”
Njoftimi i Policisë:
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Etiketa: gjobitet 65 vjecari, Greqi, Kakavijë, Pandemia COVID-19