Kryesore

Disa studentë braktisin takimin me Ramën, studentja shpjegon ‘turpin’






               Publikuar në : 11:33 - 19/12/18 |
mapo.al

Ka nisur krejt ndryshe takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Universitetin e Vlorës, ku të pranishëm janë studentë, ndërsa në fokus do jenë kërkesat e tyre.


Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta. Pas disa minutash bisedime, studentët kane nisur te largohen nga salla.



“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisen të thërrisnin studentët dhe më pas disa prej tyre u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër. Kaq mjaftoi që Rama t’u kthehej, duke shtuar se: “Vetëm Europë nuk është kjo”.

“Hajde djema, dilni mo këtu. Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza. Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”, tha Rama.

Një vajzë e cila ka thirrur vazhdimisht ‘turp, turp’, është pyetur nga kryeministri se çfarë ka për turp.

Gjatë fjalës së saj ajo ju drejtua kryeministri duke i kërkuar plotësimin e kërkesave, ndërkohë që ironizoi duke u shprehur se takimet me ju zhvillohen në një sallë kaq të ngrohtë dhe sallat ku zhvillohet mësim janë shuëm të ftohta.

Duhet të kuptohet diçka në të pranishmit të gjithë me rradhë duhet të kuptohet se në si studentë nuk kemi protestuar kot nuk jemi budallenj nuk jemi me partite politike. Duhet të kuptohet se ne zotëri jemi një pjesë e atyre që ju shikojnë juve si të vetmin njeri që mund të bëjë diçka që mund të bësh diçka prej tyre. Ne kemi kërkuar disa të drejta shumë bazike. Jemi këtu në një sallë kaq të ngrohtë. Ah sikur dhe klasat ku bëjmë mësim të ishin kaq të ngrohta”, u shpreh vajza.


Etiketa: , , ,

Pas