Aktualitet

Diskutimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Dikush në Bruksel të reagojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 23/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Rama, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, pas diskutimit online të Lulzim Bashës, me Komisioneren e BE, Gabriel.






Rama thotë se dikush nga Brukseli duhet të reagojë, e t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulzim Bashën se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!


“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”-shprehet Rama.





LEXO EDHE: 



Basha diskutim me Komisioneren e BE, Gabriel: Arsimi kërkon një qasje vizionare



1


Etiketa: ,

Pas