Moderatorja Dojna Mema është bërë pjesë e diskutimit të rubrikës “Trotuar” në “Top Channel”, ku është vendosur përballë ish-konkurrenteve të “Për’puthen”, Anës dhe Shqipes.
Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën gjatë emisionit, mirëpo përballja e tyre është parë si një disnivel intelektual nga ndjekësit.
Madje, dikush ia shkruan Dojnës këtë në InstaStory:
“Si mund të të ulin krah Anës dhe Shqipes në diskutime, se kuptojnë ça disniveli i madh intelektual është?”- janë fjalët e ndjekësit.
Pas largimit nga “Për’puthen”, Ana dhe Shqipja janë bërë shpesh pjesë e emisioneve të ndryshme në “Top Channel”, madje ato kanë marrë edhe ‘pozicionin’ e opinionisteve në emision.
Për më tepër, Ana është tashmë pjesë e stafit të “Për’puthen” siç tregoi edhe Olsa Muhameti.
Etiketa: Ana Lleshi, Dojna Mema, Shqipe Hysenaj