Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dita Botërore të Pyjeve: Tirana thyen rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve

by mapo.al
21/03/2018
in Kryesore
0

Në Ditën Botërore të Pyjeve, Tirana mbolli pemën e 100 mijtë. Aksioni i Bashkisë së Tiranës, të cilit për disa muaj iu bashkuan me qindra donatorë dhe qytetarë e u shtri në të gjitha rrugët, lagjet dhe parqet e kryeqytetit, shënoi nisjen e gjelbërimit të Tiranës, por edhe krijimin e gjurmës për Pyllin Orbital. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe përfaqësues të kompanive Glob, Telekom Albania, Raiffeisen Bank, SPAR, EHV, mbollën edhe 800 pemë të tjera në Mjull-Bathore. Ai njoftoi për shkak të kërkesës së madhe të donatorëve për t’u bërë pjesë e këtij projekti, aksioni i mbjelljes së pemëve mund të zgjatet edhe me disa ditë. 



“Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij aksioni Tirana ka sot, jo vetëm më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër, por ka ndryshuar edhe mentalitetin e qytetarëve. “Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit, pavarësisht se është shtuar hijeshia dhe oksigjeni. Ndryshimi më i madh është ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, veç punët private, veç ato të qytetit, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen, para se të punojë në telekomunikacion, para se të bëjë një shërbesë fetare apo para se të jetë një bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar”, tha ai. 

Kryebashkiaku theksoi se për shkak të interesit të madh të kompanive dhe qytetarëve që duan t’i dhurojnë pemë qytetit, Bashkia e Tiranës po vlerëson shtyrjen e këtij aksioni mbjelljesh edhe me një muaj tjetër. “Duke qenë se kemi mbi 100 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që janë ende në listë pritje për të dhuruar pemë, po mendojmë ta shtyjmë me disa ditë afatin dhe fushatën e mbjelljeve. Kështu, nesër pasi të bëjmë një bilanc të 100 mijë pemëve, do të deklarojmë datën e fushatës së re”, tha Veliaj.

Ai falenderoi të gjithë ata donatorë, figura publike, qytetarë të thjeshtë dhe të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga çerdhet dhe për të përfunduar me shkollat e Tiranës, që sipas mënyrës dhe mundësive të tyre, kontribuuan në këtë aksion masiv mbjelljesh. “Ne e dimë fare mirë që ju nuk e keni as detyrë, as detyrim, por fakti që gjithmonë i jepni mbrapsht diçka qytetit, na bën pafundësisht mirënjohës dhe unë e vlerësoj jashtë mase. Shumë nisma të tjera si ajo e banesave me kredi të buta, bëhen realitet falë bashkëpunimit ideal që kemi dhe dua që në emër të bashkisë dhe të të gjithë qytetarëve t’ju falenderoj pafundësisht”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. 

Në mënyrë simbolike, për ditëlindjen e tij, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, mbolli pemën e 100 mijtë. “Dua t’i uroj mikut tim, Imamit të Tiranës, Ylli Gurrës, Gëzuar Ditëlindjen! E vlerësoj jashtë mase që zgjodhe ta kalosh ditëlindjen me ne dhe në mënyrë simbolike, mbolle pemën tonë të 100 mijtë. Të falenderoj për këto 95 pemë që dhuruat nga xhamitë e Tiranës për 95 vjetorin e KMSH-së”, përfundoi Veliaj.

Tags: 100 mijë pemërekordTiranaveliaj

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Koloni shqiptare në SuperLigën kosovare, Sulejman Starova firmos me Ferronikelin

Koloni shqiptare në SuperLigën kosovare, Sulejman Starova firmos me Ferronikelin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In