Aktualitet

Dita do të shkurtohet, nata… ja kur do të ndryshohet ora





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 19/10/18 |
mapo.al

Edhe këtë vit duket se do ta mbyllim me ndryshim të orës, duke bërë që shprehja “do të flemë një orë më shumë”, të ketë ende vlerë. Tetori do të jetë muaji që do të preket edhe këtë vit nga ndryshimi i orës.


“Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00. “Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.



Në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeje shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti i BE-së, Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë jo vetëm kohët orare, por edhe zakonet tona.


Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore. Por nga studimet më të fundit duket se ky ndryshim “nikoqir” nuk ka shërbyer aspak./Mapo.al/


Etiketa: , , ,

Pas