Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Teksa naftëtarët kanë hyrë sot në ditën e 12-të të grevës së urisë, Dautaj ka patur luhatje tensioni dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Ballshit.
Naftëtarët morën dje vendimin të mbyllnin dyert e rafinerisë, duke u shprehur për shkëputje të çdo kontakti.
Ata deklaruan se deri në plotësimin e kërkesave, marrjen e 20 pagave ose rifillimit të punës, nuk do të heqin dorë greva e urisë.
Ndonëse arritën dakordësi me kompaninë “Allum Enterprises” për rifillimin e punës, naftëtarët morën vetëm një letër pa firmë e vulë, ndaj nisi qendresa në fillim të muajit shtator.
Sipas tyre, qeveria ka shfaqur vetëm indiferencizëm kundrejt rastit të tyre.