Kryesore

Dita e 5-të e protestës, policia blindon rrugët që të çojnë drejt Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 13/12/20 |
mapo.al

Qytetarët do të dalin sërish në protestë pasditen e sotme (ora 18:00), e pesta protestë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga policia.






Katër protestat e mëparshme kanë shënuar akte dhune, ndërsa ka pasur edhe raste të dhunimit të protestuesve nga forcat e rendit. Tubimet janë zhvilluar krejt ndryshe nga protestat e zakonshme.


Protestuesit marshojnë drejt disa institucioneve, duke sjellë çoroditjen e forcave të rendit, por nuk janë kursyer as aktet vandale si thyerja e sinjalistikës, tabelat, semaforët si dhe shtyllat e ndriçimit.







Ky fakt ka bërë që policia t’i bëjë ndryshe llogaritë ditën e sotme.



Mësohet se uniformat blu kanë ngritur postblloqe në disa akse që të çojnë drejt Tiranës. Kështu, në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, janë ngritur pika kontrolli, kjo me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes së protestuesve drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës.

Lexo edhe :  Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe 'protesta' e gazetarëve nga Kosova


Në një reagim, policia ka sqaruar se postblloqet kanë për qëllim identifikimin e elementëve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë dhe që kanë për destinacion Tiranën.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas