I pranishëm në homazhet nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” ku kreu homazhe për 5 majin, “Ditën e Dëshmorëve”, Presidenti Ilir Meta ka shprehur nderimet për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, teksa i përcolli një mesazh politikës që të reflektojë përmes dialogut.
“Është një ditë e vecantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakraficat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mëyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë”, u shpreh presidenti Ilir Meta.
Deklarata e plotë e Metës:
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, sepse është Dita e Dëshmorëve të lirisë, të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në radhë të parë.
Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që bënë sakrificat më sublime për t’i rikthyer lirinë dhe pavarësinë vendit, por njëkohësisht edhe për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në atë anë ku për fat të mirë ndodhemi edhe sot.
Pikërisht sot është një ditë nderimi për sakrificat e dëshmorëve, për flijimin e tyre, për ëndrrat e tyre, por është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe që të nderojmë vërtet ashtu siç duhet kujtimin e të gjithë atyre, të cilët kanë bërë sakrificat më të mëdha, më sublime, për të ardhmen e Shqipërisë”.
deshmoret e vertet jan ata qe vrau enveri,ramizi,ruqi,kristaq rama te tjeret jan monstra stalini.