Ndërsa një ditë më parë u injektuan 50 dozat e para të vaksinës anti-Covid në vendin tonë, shpërndarja e saj vijon edhe sot.
Mësohet se kryeministri Rama ndodhet sot sërish në stadiumin “Air Albania” për të parë nga afër procesin, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Rapotohet se sot do të marrin dozën e parë të vaksinës edhe 50 epidemiologë.
Një ditë më parë u vaksinua e para shefja e pavionit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, pas saj kryeministri Rama e më tej mjekët e njohur Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.