Aktualitet

Dita e dytë në grevë urie, naftëtarët e Ballshit: Duam pagat e prapambetura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 18/02/20 |
mapo.al

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë ku kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.


Ata janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës. Ata kanë deklaruar se greva është pa afat dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.



“Në këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona”, deklaroi një nga naftëtarët në grevë.


Pak kilometra më larg, punonjësit e stacionit të pompimit të Poçemit kanë 6 ditë në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 rroga.


Etiketa: ,

Pas