Velina bukuroshe Kejvina Kthjella konfirmoi se për shkak të angazhimeve të saj jashtë vendit, sonte në mbrëmje do të ishte hera e fundit që do të ishte pjesë e emisionit.
Kejvina u përfol se e kishte braktisur emisionin pas mosmarrëveshjeve me moderatorin Ermal Mamaqi. Por në puntatën e sotme rezultoi se këto ishin thashetheme sepse e vërteta qëndronte ndryshe.
Në hapjen e emisionit të sotëm, Ermali e ftoi Kevinën dhe bëri të ditur se kjo e fundit do ta përfundonte mbrëmjen e sotme aventurën e saj në “Xing” me Ermalin pasi do të largohej në Itali për një projekt të ri.
“Po iki në Itali, në Milano. Atje një gjë shumë e bukur po më pret”, u shpreh velina. Mamaqi paralajmëroi se shumë shpejt publiku shqiptar do ta shohë Kejvinën në një kanal të fuqishëm italian.
LEXO EDHE: