Dikur

Dita e Holokaustit/Anita: Violinçeli më shpëtoi jetën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 27/01/20 |
mapo.al

Sot në mbarë botën është përkujtuar Dita e Holokaustit, teksa shënohet 75 vjetori i çlirimit të kampit famëkeq të shfarosjes, Aushvic. Mes debateve për rishfaqjen e ideve dhe sjelljeve anti-semite, liderët botërorë kanë mbajtur qëndrimet e tyre, që krimi i nazistëve ndaj çifutëve të mos përsëritet më.


Në një intervistë për BBC, një e mbijetuar e Aushvicit, tregon se ajo ia doli të qendronte gjallë, falë talentit që kishte për muzikën. Konkretisht, Anita Lasker Wallfisch tregon se dhuntia që pati ajo për t’i rënë Violinçelit i siguroi mbijetesën.


Anita, rrëfen se kur e pyetën në fillim, përpara se ti prisnin floket dhe ti vinin numrin në krah se me cfarë ishte marrë, ajo tha se luante në violinçel. Anita tregon se asnjë ditë nuk e dinte nëse të nesërmen do të ishte gjallë, por fakti që drejtuesve të kampit, muzika u duhej, e bënte me shpresë.


Kështu, lypsej që të luhej një marsh teksa të dënuarit duhej të shkonin në punë në mengjes, dhe po ashtu në darkë.


“Kur pashë se muzika atyre u duhej, kuptova se do të jetoja”, thotë ajo. Anita është tashmë themeluese e orkestrës së Londrës, dhe nuk resht se reflektuari për ato kohë. Po ka një shqetësim. “Njerëzit edhe sot vijojnë të vrasin njëri-tjetrin, nuk e kuptoj pse”.


 



Pas