Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dita e Librit, mungonin vetëm shkrimtarët

by ro ot
26/04/2019
in Mapo Letrare
0

Nga Ndue Dedaj

Po bëhet traditë që Dita Ndërkombëtare e Librit, 23 prilli, caktuar nga UNESCO më 1995, të mbushet me veprimtari kushtuar librit dhe leximit, ku ajo që bie në sy është se nuk ka formalizëm, për aq sa kemi mundur të vërejmë. Me sa duket është kuptuar nga të gjithë se ikja nga leximi gjatë tranzicionit ka qenë një lajthitje dhe se elitat nuk mund ta lejojnë më gjatë këtë marri “kolektive”. E kundërta duhet të ndodhë, që të lexuarit të bëhet disi masiv, duke pasur parasysh shkollarët, nga klasa e parë e fillores te pasuniversitarët, të cilët nuk mund të kuptohen pa librin, jo vetëm atë shkollor. Kështu, për të mbërritur, hap pas hapi, te Perëndimi, ku kultura e të lexuarit është dhe një “veprimtari” publike, njerëzit nuk lexojnë vetëm në shtëpitë e tyre dhe në biblioteka, por dhe në natyrë të hapur, në parqet çlodhëse mes gjelbërimit, në metro etj. Edhe te ne, këtë herë, ai që lexonte një libër në urban, Ditën e Librit, do ta kishte biletën falas.

Kuptohet, barrën e përçimit të leximit e mban kryekreje Tirana, kryeqyteti, ku janë dhe institucionet kryesore që merren me librin, si Biblioteka Kombëtare, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, shtëpitë botuese, gazetat e librit dhe ato letrare, libraritë, agjencitë e shpërndarjes së librit etj.

Edhe këtë 23 prill ishin këto që ndërmorën veprimtari nga më të larmishmet. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, gjatë një takimi në institucionin që drejton, në prani të ministres së Kulturës, Elva Margariti, foli për nevojën e një bashkëpunimi sa më të koordinuar ndërinstitucional në mbështetje të Bibliotekës Kombëtare, si dhe të rrjetit të bibliotekave në qytete, shkolla etj. Kurse ministrja që pa nga afër fondin e librave dhe gjendjen e Bibliotekës u shpreh se është në përparësitë e saj, edhe si arkitekte, ndërtimi i godinës së re të librit, për çka është folur vazhdimisht vitet e fundit, madje duke u sugjeruar konkretisht nga njerëzit e kulturës, si gazetari e përkthyesi Ben Andoni, që të kthehet “Piramida” në Bibliotekë Kombëtare, që dhe për mendimin tonë, është një zgjidhje e mirë.

Por fjalën e kishim te shkrimtarët, asnjë i tillë në këtë takim, jo se mund e duhet të ketë medoemos shkrimtarë në çdo rast ku flitet për librin. Shkrimtarë nuk pati as në Kryeministri, në orën e leximit, teksa Kryeministri kishte zgjedhur një libër të Kadaresë për të lexuar pjesë. Në Fakultetin e Filologjisë, pedagoget e Letërsisë folën me kompetencë, njëra pas tjetrës, për disa nga problematikat e librit e leximit, ku ra në sy dhe organizimi nga shtëpitë botuese i një panairi për studentët, që ata të mund t’i blinin librat më afër e më lirë etj. Me interes ishte dhe takimi i studentëve me përkthyesit, apo apeli i botuesve për ta kthyer këtë ditë vëmendjen dhe nga të “drejtat e autorit”. Por as në këtë veprimtari nuk qe i pranishëm ndonjë shkrimtar.

Edhe në takimet e zhvilluara nga bibliotekat publike të qyteteve të tjera të vendit, kanë qenë të gjithë të tjerët, por sa dimë nuk ka patur shkrimtarë. Në një bibliotekë u mblodhën gjithë punonjësit ndër vite, shumë prej tyre në pension, por as aty nuk pati ndonjë shkrimtar, nga ata me të cilët ata punonjës të librit dhe lexuesit kanë zhvilluar veprimtari kohë pas kohe. Veçanërisht në shkollat e mesme dhe në auditorët e studentëve të universiteteve publike dhe jopublike fjala e shkrimtarit për lexueshmërinë është e mirëpritur. Shkrimtarë të njohur nuk ka vetëm në Tiranë, por dhe në Shkodër, Durrës, Korçë etj.

Dikush mund të thotë se shkrimtarët takohen me lexuesit në ditët e panairit të librit, në promovime librash etj. Sido që të jetë, shkrimtarët nuk ka arsye të mos ftohen dhe në Ditën e Librit, e cila është krijuar në emrin e dy shkrimtarëve të mëdhenj të njerëzimit, Servantesit dhe Tolstoit. Nuk është e thënë që shkrimtarët në këtë ditë të flasin posaçërisht për veprën e tyre. Duke qenë një ditë ndërkombëtare kushtuar librit, ata mund të flisnin për letërsinë shqiptare në botë, takimet me shkrimtarë nga vendet e tjera, botimet e përbashkëta etj. Mjaft të ftohen, pa ata e gjejnë vetë qasjen në Ditën e Librit…

Në të kremten e librit, çdo 23 prill, fare mirë shkrimtarë nga Tirana mund të venë në Prishtinë, Shkup, Ulqin dhe anasjelltas. Por mund të ftohen dhe shkrimtarë nga diaspora e vjetër dhe emigracioni i ri, që shkruajnë letërsi shqipe në gjuhë të huaj dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë, ditën ndërkombëtare të librit, do ta bënim së pari, ditë mbarëkombëtare të tij…

 

Tags: libraNdue Dedajshkrimtare

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
Grabitësi famëkeq i Londrës/ Çfarë thotë familja në Gjorm të Vlorës

Grabitësi famëkeq i Londrës/ Çfarë thotë familja në Gjorm të Vlorës

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
  • I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
  • Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
  • Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit
  • Prifti pas akuzave për trafikim ilaçesh nga Italia: Në 3 vite hetim s’gjetën asgjë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In