Aktualitet

Dita e mallkuar e Euro2020, jo vetëm Eriksen, ylli i Belgjikës pësoi 6 fraktura














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 15/06/21 |
mapo.al

Pasditen e së shtunës, Christian Eriksen, pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, duke bërë që vëmendja të largohej nga futbolli i luajtur.






Megjithatë, danezi nuk ishte i vetmi që pësoi një problem të rëndë shëndetësor, pasi në mbrëmje, Timothy Castagne i Belgjikës la fushën e lojës pasi u përplas me një prej kundërshtarëve rus.


Edhe pse ai u zëvendësua, fillimisht nuk u mendua për një dëmtim të rëndë, por pas kontrolleve mjekësore, u zbulua se lojtari ka pësuar 6 fraktura në kokë, pranë syrit.







Ai do të operohet këtë të martë dhe operacioni pritet të zgjasë nga 2 deri në 4 orë.




Edhe për të, Kampionati Europian duket i mbyllur. Mjekët dhanë shpresa, por trajneri i Belgjikës tha se rikuperimi i mbrojtësit për finalen e Wembley, nëse Belgjika do ta arrijë, duket i pamundur.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas