Aktualitet

Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës, fati tragjik i jetimit në Velipojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 27/06/21 |
Anila Prifti

Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës; viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë! 20 vjeçarit jetim në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë.






Muasen Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim!


Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve.







Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.




Për Musaenin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve.



Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxitoi ty tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz!

20-vjeçari që u vra, Musaen Zeneli

Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Musaeni pranë ‘të vetëve” për një të ardhme.

Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë njeri tjetrit po luftonin njeri-tjetrin. Musaeni ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, armët krisën. Musaeni duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës!

Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të vdekjes, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re.

Një ditë do t’i trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas