ShowBizz

Dita e parë e shkollës, Hueyda ndan emocionet e një nëne (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 16/09/19 |
mapo.al

Balerina Hueyda El Saied nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj emocionet e përjetuara në ditën e parë të shkollës së të birit në Luksemburg.


“Dita e parë e shkollës. Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një ankth sa që kur u fut në klasë, rrija si statujë tek dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta: Gabriel ku e le çantën?


Ndërkohë, çantën e tij e kisha unë në dorë. Koha kalon aq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa shoh Gabrielin të rritet e të më thotë: Mami mjaft më puthe!”-ka shkruar Hueyda krahas fotos së publikuar të të birit.


Risjellim në vëmendje se Gabrieli është fryt i dashurisë së Hueydës me ish-bashkëshortin francez, me të cilin pati një divorc mjaft të bujshëm.



Etiketa:

Pas