Prej vitit 2005, 27 janari është caktuar nga OKB-ja si Ditëa Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar nëpërmjet një postimi në Twitter kontribuutin e shqiptarëve, të cilët mirëpritën, strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë.
“Nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin e “Të drejtët mes Kombeve”, tha Xhaçka në një postim në Twitter.