Ndërsa në Tiranë siç ka parashikuar Erion Veliaj nesër do të bie shi me gjyma, Elbasani do të jetë arena e festimeve për Ditën e Verës por edhe e përballjes politike.
Që sonte, Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë udhëtuar drejt këtij qyteti, duke u përballur si fillim me trafikun e madh të automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë.
Ende nuk ka një axhendë zyrtare, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve nesër do të jetë situata politike e krijuar në vend.
Por më 14 Mars, në Elbasan do jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Opozita mbetet diskrete dhe nuk tregon se çfarë “surprizash” do ti bëjë Ramës nesër në Elbasan. Të shohim nëse festa do të shoqërohet dhe me protestë nga opozita.