Aktualitet

Dita e Verës, Vasili: Veliaj i pabesi që i vodhi festën qytetarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 14/03/19 |
mapo.al

Petrit Vasili ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj, për shtyrjen e Ditës së Verës. Vasili e quan Veliajn të pabesë që i vodhi festën qytetarëve.


“I pabesi dhe i pashpresi, që i vodhi Tiranës festën e Verës!! Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë. Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit. Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpin qeverinë e drogës dhe të krimineleve. Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos t’u vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.


I pabesi dhe i pashpresi i tradhtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata. Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi t’u vidhte dhe t’u shiste edhe festat”, shkruan Kreu i gruptit të LSI-së Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale.



Lexo edhe:


“Shi me gjyma, qamet”/Si doli blof Lali Eri me parashikimin e motit



Etiketa: , , ,

Pas