Aktualitet

Dita e zyrtarizimit të marrëveshjeve, Manaj dhe Rrahmani nisin një etapë të re





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 17/01/20 |
mapo.al

Shumë prej futbollistëve shqiptarë kanë qenë protagonistë kryesorë në këtë merkato janari. Emrat e Kumbullës, Rrahmanit, Hysaj, Bares dhe Manaj janë përfolur shpesh për ndryshimin e skuadrave dhe fillimin e eksperiencave të reja. Por, sot pritet të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim për Amir Rrahmanin dhe Rei Manaj.


Mbrojtësi i Veronës është drejt zyrtarizimit te Napoli teksa klubet janë në detajet e fundit për konkretizimin e marrëveshjes dhe pritet që futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës të kryejë vizitat mjekësore, për t’iu bashkuar më pas klubit të ri vetëm në verë. Ndërkaq, Manaj pritet sot në Barcelonë për t’u zyrtarizuar si futbollist i katalanasve në ekipin B, i cili merr pjesë në Segunda Division.



Gjithçka është mbyllur dhe është gjetur dakordësia me klubin e Albasete dhe lushnjari duhej të ishte prezantuar më parë por një infeksion në vesh bëri që mjekët t’ia ndalonin udhëtimin me avion. Pasi ka lënë pas problemet, tashmë 22-vjeçari është i gatshëm për aventurën e re, e cila mund të rezultojë vendimtare për karrierën e tij duke qenë se bëhet pjesë e një nga klubeve më të mëdhenj në botë.


Drejtuesit e Barcelonës do e vëzhgojnë me kujdes paraqitjet e Manaj, që nëse prezantohet me sukses atëherë mund të shndërrohet në një opsion edhe për ekipin e parë, duke qenë se blaugranët kanë humbur shërbimet e Luis Suarez për katër muaj. /VipSport.al/


Etiketa: ,

Pas