Miliarderi Elon Tusk, themelues i Tesla Motors dhe SpaceX, thotë se makinat pa shofer do jenë kaq të sigurta, sa një ditë njerëzve do u ndalohet fare të ngasin makina.
Ai thotë se kompjuterat janë shumë më të mirë në përllogaritjen e rreziqeve, identifikimin e pengesave dhe në manovrim.
Tusk thotë se makinat autonome do kenë sensorë që do bëjnë skanimin 360 gradë të ambientit çdo sekondë, diçka që njerëzit nuk e bëjnë dot.
Në mbarë botën ka 1.2 milionë viktima nga aksidentet çdo vit.
90 përqind e viktimave vijnë për shkak të gabimeve të shoferëve.