Aktualitet

Dita ndërkombëtare e Mandelës/ Presidenti Meta: Kemi “Mandelat” tanë që janë përndjekur nga regjimi komunist





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:33 - 18/07/20 |
mapo.al

Në një status në Facebook Presidenti Ilir Meta, përkujton ditën ndërkombëtare të Nelson Mandelës, udhëheqesit të Afrikës së Jugut dhe nobelistit për paqe. Meta në statusin e tij thotë për Mandelën se ai frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.


Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre“, shkruan Presidenti.


Statusi i plotë


Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë, i cili frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri.”, – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.


Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.
Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla.
Ato duhen ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar sipas standardeve më të avancuara që meriton kombi shqiptar, që aq shumë ka vuajtur nga mungesa e tyre.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas