Sunday, October 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Kosovë

by mapo.al
10/12/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Kosovë

Pjesëtarë të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut protestuan të premten në Prishtinë kundër siç u tha, padrejtësive e dhunës institucionale ndaj qytetarëve të vendit.

Protesta e organizuar me moton “Mbroj, promovo, Protesto!”, u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.


“Sot ne kërkojmë prej qeverisë që dhuna në baza gjinore të trajtohet si urgjencë kombëtare, që të monitorohen, sanksionohen apo shkarkohen gjykatësit, prokurorët, policët të cilët janë fajtor për neglizhencën ndaj dhunës sistematike që po i ushtrohet grave”, tha Bjeshka Guri, nga Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut.

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e gjen Kosovën me një shkallë në rritje të dhunës në familje përgjatë pandemisë COVID-19. Ky ishte konstatim i një raporti të hartuar nga Avokati i Popullit në Kosovë lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në fushën e të drejtave të njeriut. Sipas raportit, gjatë kohës së masave kufizuese është rritur ndjeshëm numri i rasteve të dhunës në familje dhe se pandemia ka ndikuar edhe në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve.

Qeveria e Kosovës tha ndërkaq se respektimi dhe njohja e të drejtave të barabarta për secilin shënon shkallën e lirisë dhe njëkohësisht edhe themelin e demokracisë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, tha për Zërin e Amerikës se qeveria po punon që të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Të drejtat universale të njeriut janë e drejta për jetën, e drejta për arsim, e drejta për kulturën e vet, për zakonet e veta, ndaj sot mbështesim në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pa dallim kombësie, pa dallim feje, pa dallim gjuhe që flasin, kështu që ne besojmë se vlerat e popujve të ndryshëm janë pasuri e një shteti, si Kosova që është shumë-etnike”, tha ajo.

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark tha për Zërin e Amerikës se është shumë e rëndësishme për njerëzit në Kosovë që të gjithë të respektohen, pavarësisht nga grupet etnike.

Lars-Gunnar Wigemark
Lars-Gunnar Wigemark

“Është thelbësore që të gjithë ata që jetojnë këtu në Kosovë të kenë të drejta të barabarta, të trajtohen në mënyrë të barabartë, por në përgjithësi do të them se Kosova po ecën mirë. Ne kemi parë këtu një qasje shumë ambicioze, përfshirë edhe të qeverisë së re, e cila e di që është shumë e lidhur me të drejtat e njeriut”, tha ai.

Gjendja aktuale e të drejtave të njeriut sipas veprimtarëve humanitarë pasqyron situatën politike dhe ekonomike të Kosovës ku asnjë kategori e popullsisë nuk është e kursyer nga shkeljet e këtyre të drejtave./VOA



JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Çfarë duhet të konsumoni nëse jeni të uritur para gjumit?

Dy racione kos në javë – Përfitimet për shëndetin e zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In