“Një ditë të shënuar” e ka konsideruar analisti Artan Fuga këtë të mërkurë e cila përkon me përfundimin e punimeve të Kuvendit, për këtë legjislaturë.
Në një postim në facebook, ndërsa e konsideron këtë Kuvend, si ‘Kuvendi i turpit’, Fuga shkruan se nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij Parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!
Postimi i plotë:
Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!
Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!
Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!
Historia i nxorri me turp në breg të kënetës! Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!