Horoskopi

“Ditë e veçantë për dashurinë, por kujdes” – Horoskopi sot, 31 maj 2021














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:45 - 31/05/21 |
mapo.al

Si do të jetë kjo ditë e fundit e majit? Le ta zbulojmë së bashku me astrologun e njohur Paolo Fox






Dashi


Ka kaq shumë planetë aktivë që do t’ju ndihmojnë si në dashuri ashtu edhe në punë. Ndjenjat ndaj një personj të veçantë tek i cili ka kohë që ju rri mendja, mund të pasojnë me sinjale për ju.







Demi



Mund të jeni pak të pakënaqur me dashurinë këtë të hënë 31 maj. Por mos u dorëzo dhe nga ana tjetër mbaje mendjen dhe te puna.



Binjakët

Shumë planetë janë aktivë dhe për ju: Veç Diellit dhe Hënës, edhe Mërkuri me Venusin janë në anën tuaj. Shfrytëzojeni këtë ditë si në dashuri ashtu edhe në punë.

Gaforrja

Është e rëndësishme të distancoheni nga një dashuri që dhe ju e kuptoni se tashmë është pjesë e të kaluarës. Mendoni se ajo është ende aktive, por gaboheni. Ajo që ju duhet tani, është të ecni përpara dhe të përqendroheni në punë.

Luani

E hëna 31 maj do të jetë një ditë reflektimi: mos krijoni polemika të kota duke u gërricur me disa. Më e mira është që të mbani vëmendjen të fokusuar në aspektet financiare.

Virgjëresha

Kjo e hënë e fundit e muajit është një ditë e veçantë për dashurinë: Por kujdes, nuk ka nevojë të fluturoni dhe mos prisni të pamundurën. Përqendroni energjitë tuaja në një projekt pune që është sa i rëndësishëm dhe inovativ.

Peshorja

Qershori që po vjen pas të hënës do të jetë muaji i përsosur për të sqaruar disa probleme që kanë lindur në dashuri. Në punë jeni duke pritur një konfirmim shumë të rëndësishëm.

Lexo edhe :  Horoskopi, 15 shtator 2021 - Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Akrepi

Edhe këtë të hënë, diçka në fushën e ndjenjave mund të mos marrë kthesën e dëshiruar ndaj kini durim. Në punë do të ketë disa probleme, por mund të kapërcehen lehtësisht.

Shigjetari

Historitë e disave që janë në krizë më në fund do të jenë në gjendje të rikuperohen në sajë të mbërritjes së Qershorit. Ky muaj që po vjen do të jetë thjesht juaji. Në punë, gjithçka do të shkojë mirë. Akoma më mirë, prisni se do të ketë lajme të shkëlqyera!

Bricjapi

Jeni në një gjendje të butë përhumbjeje, po merreni me ca probleme të lidhjes e mbase është koha të flisni me partnerin/en tuaj. Qershori do të jetë një muaj i dobishëm për të lidhur marrëveshje të rëndësishme biznesi për ata që e kanë një të tillë, por edhe për ata që janë të punësuar.

Ujori

Keni kaq shumë planete që janë të favorshëm për ju. Ndaj nuk duhet të shqetësoheni për dashurinë. Edhe diçka. Duket se dëshironi të bëni një ndryshim dhe mund ta zbatoni atë në vendin e punës, sepse yjet janë në anën tuaj

Peshqit

Pas një ndarjeje që pësuat, dashuria është përsëri rrotull jush. Në punë, Qershori do të jetë muaji i përsosur për të kuptuar se çfarë dëshironi me të vërtetë nga jeta juaj profesionale.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas