Aktualitet

“Ditë paqeje” – JLo dhe Lady Gaga, pak para ceremonisë së betimit të Joe Biden









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 20/01/21 |
mapo.al

Joe Biden do të bëjë sot betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në Capitol Hill. Sikundër u komunikua, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit.



Divat e muzikës kanë postuar në rrjetin social “Instagram” foto nga Capitol Hill, teksa shprehin mes rreshtash emocionet e tyre.


“Lutem që të jetë një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashuri, jo urrejtje. Një ditë për pranim dhe jo frikë. Një ditë për të ëndërruar për të ardhmen tonë të lumtur si shtet. Një ëndërr që nuk është e dhunshme, një ëndërr që siguron siguri për shpirtrat tanë”, – shkruan Lady Gaga.




 



View this post on Instagram

 


A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Jennifer Lopez, fjalëpak, shihet e qeshur, me grupin e saj të kërcimit. “Skuadra e inaugurimit” , – shkruan ylli 51 vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Me titull “Celebrating America”, ceremonia do të përfshijë gjithashtu muzikantë amerikanë si Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake, Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas