Për të dy klubet kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi do të përcaktojë vijimësinë në rrugën e tyre të kampionatit.
Tirana ndodhet në vendin e 7, me 24 pikë ndërsa Luftëtari renditen një vend më poshtë, në kuotën e 21 pikëve.
Protesta e opozitës, e lajmëruar për ditën e nesërme, e shtunë më 16 shkurt, do të ndikojë edhe në spektrin futbollistik në vend.
Takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit, i parashikuar për ditën e nesërme (e shtunë) në orën 17:00, do të shtyhet për një ditë më pas, të dielën.