Pati një debat tepër të ahspër sot në Parlament mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit pasi foli për luftën ndaj narkotikëve, u përball me Berishën.
“Mos u merrni me mashtrues,” tha Berisha, duke i lexuar një vendim të gjykatës për shpifje ndaj Tahirit. Në atë kohë në opozitë, Tahiri u dënua me 1 milionë lekë për shpifje ndaj djalit të Berishës. “Kujt t’ia paguaj? Djalit tënd? Sypeshkaqenit,” i tha Tahiri. “Zbato vendimin e gjykatës. Je mashtrues,” i tha Berisha.
Ndërkohë ministri Tahiri pranoi se do paguajë. “Do ta paguaj, do ta paguaj sypeshkaqenin,” tha Tahiri.
Së fundi ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Tahirin edhe si përdorues droge dhe të lidhur me Emiliano Shullazin dhe bandën e tij.
Por ja cilat kanë qenë disa nga reagimet e parlamentarëve në sallë.