Zbulohet roli i 26-vjeçares Adiola Lakra, e arrestuar sot nga policia, në atentatin ndaj Hekuran Billës te Komuna e Parisit.
Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë të ditur se e reja e ka nxjerrë në pritë viktimën mbrëmjen e 11 qershorit. 26 vjeçarja dhe viktima kishin lidhje intime.
Ajo kishte lënë takim me të, kjo e konfirmuar nga tabulatet telefonike, disa minuta përpara se të ndodhte krimi dhe vendi i takimit ishte lënë përballë një qendre tregtare te Komuna e Parisit.
Adiola Lakra bashkëpunoi me të akuzuarin si autor të vrasjes, Viktor Marku dhe nipin e këtij të fundit, Sebastian Mali. Të dy të arrestuar disa ditë më parë.