Kryesore

“Ditën” shef i Hartografisë tek ALUIZNI, “natën” ekspert privat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 28/05/18 |
mapo.al

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës dypunësimin e zyrtarëve shtetërorë. Megjithëse mbajnë poste publike dhe paguhen nga taksat e popullit, disa zyrtarë punojnë edhe privatisht.


Në redaksinë e “Fiksit” mbërriti një denoncim nga qyteti i Elbasanit, ku rezultoi se përgjegjësi i sektorit të Hartografisë dhe “GIS”-it në Drejtorinë e ALUIZNI-t në Elbasan, Shpëtim Pashollari, krahas punës shtetërore, punon edhe si ekspert privat.


Ai disponon një licencë si inxhinier gjeodet dhe paralelisht ushtron aktivitetin privat, duke shkuar në procese gjyqësore të qytetarëve të ndryshëm në qytetin e Elbasanit, e duke bërë akte ekspertimi. Në oraret e punës, Pashollari shkon në gjykatë dhe bën akte privatisht duke shfrytëzuar punën.


Qytetari Zabit Zekthi, nga Belshi, thotë se ka një problem me zyrën e ALUIZNI-t në Elbasan. Sipas tij, ka një ndërtim në hyrje të qytetit të Belshit dhe ka një konflikt pronësie me një fqinjin e tij. Çështja ka shkuar në dyert e gjykatës, ndërsa në gjykatë është thirrur si ekspert Shpëtim Pashollari.


Zekthi thotë se ky person ka bërë privatisht akte ekspertimi dhe ia ka paraqitur gjykatës. Ndërkohë, ai ka mësuar se ky person, krahas punës private, është edhe punonjës i Drejtorisë së ALUIZNI-t Elbasan, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të Hartografisë.

Sipas tij, Pashollari ka paraqitur disa akte në gjykatë, ndërkohë që hartat që ka paraqitur kanë qenë të gabuara, pasi i kanë hapur shumë probleme. Megjithëse çështja ka vite që endet në dyert e drejtësisë, qytetari nuk ka marrë drejtësi. Sipas tij, një pjesë e objektit në hyrje të Belshit është ende në zyrën e ALUIZNI-t për legalizim dhe ende nuk është proceduar. Pra, do të kalojë sërish nga “dora” e ekspertit Shpëtim Pashollari.

Pas denoncimit, qytetari shkon të takojë ekspertin dhe përgjegjësin te zyra e ALUIZNI-t, Shpëtim Pashollari. Pasi e pret për më shumë se një orë, eksperti vjen më në fund në zyrë. Qytetari e thërret dhe së bashku ulen në një kafe.

“Hajde këtu se kapin dhe këto kamerat”, i thotë Pashollari qytetarit. Në bisedën private, eksperti që ka bërë një akt ekspertimi në gjykatë i thotë qytetarit se, “kam deklaruar se hartat kanë qenë gabim, duhen korrigjuar hartat. Ka mospërputhje. Unë nuk jam gjykata”.

Megjithatë, më tej ai shton se qytetari e ka pronën, por disa gjëra janë bërë edhe gabim. Në fund i thotë se ka një licencë private dhe punon edhe në zyrën e shtetit. “Po kjo s’të pengon për pronën, korrigjo hartën. Shko në gjykatë dhe kërkoju të vijë sërish eksperti. Unë nëse më thërret gjykata do të vij”, i thotë ai.

“Fiks Fare” shkon për të takuar Shpëtim Pashollarin, përgjegjësin e ALUIZNI-t dhe ekspertin privat. “Licencën si inxhinier gjeodet e kam marrë në vitin 2011. Nga ai vit e deri më sot punoj privatisht me akte ekspertimi. Në vitin 2014 jam punësuar në zyrën e ALUIZNI-t në Elbasan, në detyrën e përgjegjësit të zyrës së Hartografisë. Kam punuar edhe privat”, thotë ai.

Gazetari i “Fiks Fare” e pyet nëse ka shkuar apo jo në orar të punës në gjykatë. “Po, por kam marrë leje verbalisht nga titullarët”. Më tej shton se aktet e ekspertimit nuk kanë konflikt interesi.

“Kam shkuar në disa procese gjyqësore që nuk ka qenë palë në proces Drejtoria e ALUIZNI-t. Në këto procese qytetarët kanë paditur njëri-tjetrin dhe deri më tani nuk më kanë thënë se kam konflikt interesi”, thotë ai, ndërsa “Fiksi” e pyeti për të dyja rastet. Ai tha se, për mendimin e tij, nuk ka konflikt interesi.

“Fiksi” pyeti edhe drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan, i cili tha se ka vetëm dy muaj në detyrë. “Gjatë këtyre dy muajve nuk kam dhënë leje që Pashollari të shkojë në gjykatë. I kam dhënë leje vetëm për probleme familjare. Do e rishikoj edhe njëherë këtë problematikë. Në lidhje me rastet që më parashtruat, do t’i rishikoj dhe do marr një vendim”, tha ai.

“Fiks Fare” kërkoi informacion për këtë konflikt interesi në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t. Drejtoria na tha se interpretimet i bënte Ministria e Drejtësisë. Gazetarët iu drejtuan edhe Ministrisë, e cila ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Bisedat e zhvilluara mes qytetarit dhe Shpëtim Pashallarit

Qytetari – Më falni, si jeni? Shpëtim Pashallari është këtu sot?
Punonjësja – Është ai, por për momentin është orari i pushimit. Në orën 12.30 duhet të vijë.

Pas 30 minutash…
Qytetari – Shpëtimi ishte sot në punë?
Punonjësi – Shpëtim Pashallari?
Qytetari – Ee.
Punonjësi – Ka lëviz.

Pas 1 ore…
Qytetari – Shpëtimo, Shpëtim?! Çkemi, si dukesh?
Shpëtim Pashallari – Ça bën, si kalon mirë?
Qytetari – A më njef a?
Shpëtim Pashallari – Po të njof, të njof.
Qytetari – Këtë që bëm ne atëhere, janë bërë gabime. Hajde ulemi nja 2 minuta.
Shpëtim Pashallari – Hajde këtu, hajde (në lokal). S’kam kohë, se jam në punë…
Qytetari – Ulemi në qoshe, 2 minuta.
Shpëtim Pashallari – Jam në punë.
Qytetari – Po mirë, 2 minuta…
Shpëtim Pashallari – Shef në kamera ai.
Qytetari – Kjo ka dalë, domethënë që, a më kupton?
Shpëtim Pashallari – Po.
Qytetari – Që janë lëviz.
Shpëtim Pashallari – Unë them që harta është e pasaktë. Ore ti, harta është keq o burrë i dheut. Po pikërisht kështu është bërë gabim, ndaj po të them.
Qytetari – Si është bërë gabim?
Shpëtim Pashallari – Nuk duhet të jetë harta ashtu po të them.
Qytetari – Mirë, dakort. U bë gabim?
Shpëtim Pashallari – Ëëë.
Qytetari – Tani, prona ime?!
Shpëtim Pashallari – T’a korrigjoj.
Qytetari – Po s’i i zura pronën unë atij?
Shpëtim Pashallari – Po jo pra, është gabim i hartës, nuk është puna te… Ti je te prona jote.
Qytetari – Po mirë gabimi i hartës tashti…
Shpëtim Pashallari – Duhet ta korrigjojmë. Ja ku e ke pronën.
Qytetari – Po si do ta korrigjojmë?
Shpëtim Pashallari – Duhet ta korrigjoje ti, duhet të hidhje Zyrën e Regjistrimit në gjyq.
Qytetari – Prona ime është këtu.
Shpëtim Pashallari – Kjo është prona jote.
Qytetari – Këtu, këtu.
Shpëtim Pashallari – Po mirë, këtu është prona jote, po kështu është kufiri sipas ZVRPP-së, është gabim.
Qytetari – Po mirë, ZVRPP-ja si ia dha hartën atij burrit kur e bleu?
Shpëtim Pashallari – Po gabim pra, duhet të korrigjohet harta. Ka mospërputhje.
Qytetari – Mospërputhje, po…
Shpëtim Pashallari – Ëëë.
Qytetari – Ai burri (gjykatësi) ia dha pronën atij. Shemben 200 metra, përmbarimi.
Shpëtim Pashallari – Po mirë, unë jam gjykata!
Qytetari – Përmbarimi po shëmb pronën.
Shpëtim Pashallari – Unë jam gjykata!
Qytetari – Në gjykatë duhet ta kishe deklaruar ti.
Shpëtim Pashallari – Ja pra e thashë, kjo pronë rezulton …
Qytetari – Gabimin e ke bërë ti. —
Shpëtim Pashallari – Këto harta i kam bërë unë, i kam bërë gabim!
Qytetari – I ke bërë gabim.
Shpëtim Pashallari – Këtë hartë, unë e kam bërë?
Qytetari – Kë hartë?
Shpëtim Pashallari – Këtë.
Qytetari – Ku është prona ime këtu?
Shpëtim Pashallari – Këtë, ja ku është prona.
Qytetari – Ku.
Shpëtim Pashallari – Prona jote duhet të jetë.
Qytetari – Si?
Shpëtim Pashallari – Duhet të jetë këtu, por në fakt Zyra e Regjistrimit e ka çuar këtu.
Qytetari – Kur ishte prona ime këtu, pse nuk e deklarove në gjyq ti?
Shpëtim Pashallari – Te akti shtesë pra, ka mospërputhje ndërmjet hartave…
Qytetari – Akti shtesë nuk u mor për bazë në gjykatë.
Shpëtim Pashallari – Po pse, unë e kam fajin.
Qytetari – Prandaj po të them që është bërë gabim.
Shpëtim Pashallari – Po mirë.
Qytetari – A është bërë gabim Shpëtim?
Shpëtim Pashallari – Vij unë atje dhe… Gabim është, gabim është bërë harta. Unë jam bazuar te harta, harta është e gabuar. Korrigjimi i hartës. Ikim atje bashkë.
Qytetari – Në Gjykatë të Durrësit jam.
Shpëtim Pashallari – Në ça ore?
Qytetari – Me licencë, tani je privat?
Shpëtim Pashallari – Po, jam.
Qytetari – Po, je dhe në punë shteti.
Shpëtim Pashallari – Po jam.
Qytetari – Po tashi, të lejohet të punosh?
Shpëtim Pashallari – Më lejohet.
Qytetari – Si të lejohet?!
Shpëtim Pashallari – Më lejohet. Pse, ajo të pengon ty për pronën. Korrigjo hartën o zotëri.
Qytetari – Si të korrigjoj hartën
Shpëtim Pashallari – Të kam thënë, biles kemi qenë atje te lokali jot, jemi ulur për qejf dhe ta kam thënë korrigjo hartën.
Qytetari – Shpëtim…
Shpëtim Pashallari – Po, kështu do bëj the ti.
Qytetari – Këto dokumente që kemi bërë bashkë, këto janë të falsifikuara.
Shpëtim Pashallari – Hajde flasim.

<
>
Still0528_00011 Still0528_00008 Still0528_00004 ddddddddddddddd 20-33 10-73


Etiketa: , , ,

Pas