Aktualitet

Ditmir Bushati ftesë të rinjve: Në orën 20:00 shihemi në ‘sheshin publik’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 14/04/21 |
mapo.al

Ditmir Bushati, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen në ‘InstaLive’. Ish-ministri i Jashtëm e ka quajtur këtë takim të orës 20:00, si një takim në ‘sheshin publik’






Kujtojmë se Ditmir Bushati u la jashtë listave të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pati edhe përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit e konsideroi përjashtimin e tij si “zbritje nga treni”.


Mirëpo, duket se ish-ministri ka gjëra për t’ju thënë të rinjve pasi 25 prillin e konsideron si moment të rëndësishëm për shoqërinë.







“Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive💬. 25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime🗣️. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik👩‍💻👨‍💻” shkruan Bushati në postimin e tij.



 



View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas