Ditmir Bushati ka mbajtur një qëndrim të ashpër sot kundër qeverisë dhe Edi Ramës lidhur me raportet me oligarkët.
Duke u nisur nga shqyrtimi i një projekti në Kuvend, ku parashikohet një koncesion në portin e Durrësit, Bushati ngriti tonet lidhur me këto lloj politikash që po ndjek qeveria. Ish-ministri i Jashtëm, tha se është e papranueshme që taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit të shkojnë për disa interesa oligarkësh që kanë lidhje me qeverinë.
Bushati vuri në dukje se kjo është ikje dhe tradhëti ndaj idealeve të majta. Ai solli shembullin e bregdetit të jugut, ku disa oligarkë kanë krijuar ishujt e tyre ekskluzive dhe parajsat e tyre, teksa qeveria u ka derguar atje rrugët dhe shërbimet e tjera.
Oligarkët janë problem i madh në gjithë botën tha Bushati, dhe përsëriti me forcë pyetjen; Pse ne duhet ta bëjmë këtë.
Ish-ministri, i cili ka mbajtur prej kohësh qendrime kritike, nuk u lejua ta mbyllë fjalën e tij, pasi sipas Kryetarit të Parlamentit Ruçi, koha ishte e mirëpërcaktuar.