Aktualitet

Ditmir Bushati: Socialistët duhet të shtrijnë dorën për kompromis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:52 - 30/05/19 |
mapo.al

Nga foltorja e parlamentit, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, bëri apel për mirëkuptim politik. Ai tha se socialistët duhet të shtrijnë dorën për kompromis. Bushati theksoi se është koha për të kapërcyer ndarjet politike.






“Rekomandimi i KE tregoi se jemi në kohën e duhur. Është një pasqyrë e reformave të ndërmarra. Raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve, por nga ana tjetër tregon një pasqyrë të atyre që duhet të bëjmë. Kam qenë ministër i Jashtëm, dhe ka qenë e njëjta situatë. Edhe vjet kemi bërë të njëjtin debat, nëse rekomandimi do të ishte pozitiv. Harrojmë se para interesit tonë duhet të jetë interesi i shqiptarëve. Është koha për një mirëkuptim më të madh politik. Ne ende nuk kemi nisur procesin e negocimit për anëtarësim. Prandaj nuk duhet t’i biem me gurë se në fund të ditës, penalizojmë Shqipërinë. Sot kërkohet një Shqipëri që bazohet te ekonomia e dijes, sot shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresiv që i krijon mundësi të gjithëve. Kjo është arsyeja pse 90 % e shqiptarëve kërkojnë Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja pse ne socialistët duhet të shtrijmë dorën për të kapërcyer çdo ndasi politike. Socialistët duhet të shtrijnë dorën për kompromis”, – tha Ditmir Bushati.


1













Etiketa: , ,

Pas