Një aksident është shënuar rreth orës 14:20 të kësaj të diele në fshatin Fierseman në Divjakë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 31-vjeçari D. D., ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e kësisoj ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.