Reperi me origjinë shqiptare Gashi ishte në mesin e artistëve me famë botërore që kënduan në festivalin Coachella, që zhvillohet në dy javë me më shumë se 150 performanca live. Me anë të postimeve të vazhdueshme në rrjetin social “Instagram”, Gashi ka treguar edhe prapaskenat me mikun e tij, DJ Snake. Në një moment, DJ Snake pikaset duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Ky veprim duket se i ka pëlqyer shumë ndjekësve shqiptarë, të cilët nuk kanë ngurruar t’i bëjnë komente vlerësuese Gashit. Risjellim në vëmendje se ky i fundit dhe DJ Snake kanë bashkëpunuar për këngën “Creep on me”, që numëron mbi 11 milionë klikime në Youtube.
https://www.instagram.com/p/Bwrvjv5F5wS/