Një 71-vjeçar është denoncuar nga djali i tij, me pretendimin se ai ushtronte dhunë fizike.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasin XH.M, vjeç 46, pasi babai i tij, D.M vjeç 71, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.