Çifti mjaft simpatik Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit 2019. Ata u bekuan me një djalë të cilit i vendosën emrin Efehan.
Në një instastory Almeda është treguar e gatshme t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilët ndër të tjera e pyesin për projektet e saj në të ardhmen dhe nëse Efehan flet shqip. “Po nonaaaaa, kështu e thërret mamin tim”, pohon ajo.
Pyetjes nëse do e shohim në një projekt në televizion ajo i përgjigjet: shumë shumë shpejt.