Personi që shikoni në foto është Klajdi Kodra nga Laçi, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të të riut Reginaldo Kaçorri sot në mes të Tiranës. Kodra është shpallur në kërkim nga policia
Po kush është Klajdi Kodra, një emër jo pak i njohur për policinë
Më 12 gusht të vitit 2016 ai u arrestua nga policia për plagosje, një ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit” më 3 gusht të vitit 2016, por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.
31-vjeçari Klajdi Kodra është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili u arrestua për atentatin e ndodhur në gusht 2017 tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemajn.
Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”. Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy të tjerë, Kodra ka plagosur duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta Flamur Cullhajn, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.
Tre plagosjet
Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim Klajdi Kodrën, si autor i dyshuar për plagosjet.
Ndërkaq, në vitin 2011, Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Sipas policisë, u shpall në kërkim Klajdi Kodra.
Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një sherri për motive të dobëta, midis Kodrës dhe Roland Laçit dhe Elvis Burimit, në grindje e sipër dyshohet se Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur Roland Laçin, 26 vjeç, me banim në Tiranë.
Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.
Por shtatorin e 2016 Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.
Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshin, 27 vjeç, pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën.
LEXO EDHE:
Kush është i riu që u plagos në Tiranë, autori i dyshuar Klajdi Kodra (FOTO)