Aleks Soros, djali i miliarderit të famshëm Geroge Soros ndodhet në Shqipëri, konkretisht në Tiranë. Aleks, ka publikuar foto, në profilin e tij në ‘Instagram’ nga “Pazari i ri” për të cilin shkruan vlerësime.
Nuk dihet se cili është ‘misioni’ i kësaj vizite, por ajo që dihet nga deklaratat e tij më të hershme është se Aleksit i pëlqen shumë Shqipëria.
Pak kohë më parë Aleks dhe babai i tij George Soros ,u shfaqën në një foto me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA.