Aktualitet

Djali i theu xhamat e makinës, babë e bir bien në pranga pas sherrit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 07/08/20 |
mapo.al

Një person 56 vjeç dhe djali i tij 21-vjeçar kanë rënë në pranga në Radhimë, pasi janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.


Policia bën me dije se babë e bir, banues në Tiranë, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe 21-vjeçari i ka thyer xhamat e makinës babait të tij.


Njoftimi i Policisë:


Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.R., 56 vjeç dhe A.R., 21 vjeç me banim në Tiranë.


Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.



Etiketa:

Pas